10:05 / 17.04.2020
Indi: Punonjës shëndetësorë që luftojnë Covid-19 paguhen 13 dollarë në muaj
Rreth 900,000 punonjëse femra të shëndetit publik në Indi të cilët janë në vijën e parë, si pjesë e betejës kundër Covid-19.
Por paga e tyre është shumë e ulët dhe aspak e denjë për dikë që shpëton jetë, shkruan BBC.
"Vlera e jetës sonë është vetëm 30 rupi, pra më pak se 1 dollarë, sipas qeverisë," thotë Alka Nalawade, një punonjëse e shëndetit publik në shtetin perëndimor të Maharashtra.
"Qeveria po paguan 1.000 rupi ose 13 dollarë në muaj për punën tonë në lidhje me koronavirusin," shton ajo. "Kjo është 30 rupi çdo ditë për të rrezikuar jetën tonë."
Deri më tani në Indi janë shënuar 448 viktima nga Covid-19 dhe janë infektuar 13,495 persona.
Vendi do të vazhdojë të qëndrojë i mbyllur për të paktën deri më 3 maj.























