Kina mohon se ka fshehur numrin e viktimave nga Covid-19
BKT
   Bota

Kina mohon se ka fshehur numrin e viktimave nga Covid-19

Kët deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Zhao Lijian disa orë pasi numri i vdekjeve në Wuhan, vendi ku u shfaq virusi për herë të parë, u rrit me 1,290.

Ai tha se kjo ishte rezultat i një rishikimi statistikor për të siguruar saktësinë dhe se rishikimet janë një praktikë e zakonshme ndërkombëtare, transmeton oranews.

Deri më tani në Kinë janë shënuar 4,632 viktima dhe 82,692 të infektuar nga Covid-19.