12:09 / 17.04.2020
Shkon në mbi 4 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Gjermani
Ka shkuar në në 4,093 numri i viktimave nga Covid-19 në Gjermani.
Me 3,382 raste të reja në 24 orët e fundit, numri i personave të infektuar me virus deri më tani në Gjermani ka arritur në 138,135.
Agjensia e kontrollit të sëmundjeve në Gjermani, Instituti Robert Koch ka raportuar se rreth 82 mijë njerëz janë shëruar nga virusi deri më tani.
Megjithëse të dhënat e fundit treguan se niveli i infeksionit po ngadalësohej, numri i të vdekurve në ditë mbetet i lartë.
Gjermania ka numrin e pestë më të lartë të infeksioneve të raportuara COVID-19 në botë, duke u renditur pas SHBA-së, Spanjës, Italisë dhe Francës. Por, numri i vdekjeve në Gjermani mbetet shumë më i ulët se në vendet e tjera























