Ministrja italiane e Bujqësisë kërkon "SANATORIA" për emigrantët ilegalë
BKT
   Bota

Ministrja italiane e Bujqësisë kërkon "SANATORIA" për emigrantët ilegalë

Pandemia Covid 19 ka vënë në vështirësi serioze sektorin e bujqësisë në Itali. Izolimi i vendit ka sjellë ndalimin e hyrjes në Itali të punëtorëve sezonalë duke vënë në vështirësi serioze vjeljen e produkteve të sezonit dhe punimin e parcelave.

Në sektorin buhqësor në Itali çdo vit punësohen 346 mijë punonës sezonalë nga 155 vende të ndryshme të botës, mes të cilëve dhe Shqipëria, dhe kryhen bashkarisht 30 milionë ditë pune.

Këto përbëjnë 26.2% të punës së përgjithshme e të nevojshme në parcelat bujqësore të territorit italian.

Në dhomën e Senatit të Parlamentit italian Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, Tereza Bellanova ka apeluar për emergjencën e krahut të punës në sektorin e bujqësisë, ku për shkak të koronavirusit mungojnë nga 270 mijë në 350 mijë punonjës.

"Krahu i punës është i domosdoshëm në këtë sektor, ndryshe prodhimi do të shkojë i tëri dëm", ka deklaruar ministrja italiane duke hedhur porpozimin për një "sanatoria" të re, për pajisjen me dokumenta të rregullta emigrantët klandestinë.

Sipas ministres së Bujqësisë në Itali janë rreth 600 mijë emigrantë që punojnë pa dokumenta pune në sektorin e bujqësisë e që shfrytëzohen nga grupe kriminale duke u punësuar me paga shumë të ulëta e në kushte pune jo njerëzore.

"Ky lloj shfrytëzimi për mua është mafia", deklaron minstrja Bellanova dhe shteti duhet të marrë në ngarkim këta persona.

"Janë mijëra e mijëra gra e burra që punojnë e kujdesen për t'i garantuar vendit tonë një gjë kaq jetike siç është ushqimi", thotë ministrja italiane dhe prandaj shteti duhet të tregojë një sens të lartë përgjegjësie ndaj tyre.

Sektori i Bujqësisë dhe ushqimit duhet të jetë një prioritet dhe për bashkimin Europian, thotë ministrja italiane, asnjë fermer, asnjë blegtor, asnjë peshaktar nuk duhet të ndërpresë punën e tyre, dhe asnjë nga ata që punojnë në zinzhirin agro ushqimor si hotelet, restorantet, etj.

Ministrja italiane e Bujqësisë ka denoncuar në Parlamnet turpin e geotve dhe barakave ku flejnë këta emigrantë ilegalë të ekspozuar ndaj rreziqeve shëndetësore e urisë duke propozuar si zgjidhje të vetme pajisjen e tyre me dokumenta të rregullta qëndrimi, lehtësime në procedurat për afatet e kohëzgjatjeve të lejeve të qëndrimit dhe punësimin e tyre.

Kundër propozimit të minsitres italiane ka reguar menjëherë partia Lidhja me liderin e saj Matteo Salvini i cili e ka quajtuar "të pabesueshmë një propozim të tillë, Duhet të mendojmë se si të ndihmojmë italianët që janë të papunë e jo t'i japim dokumenta të rregullta klandestinëve", tha ai.