Belgjikë, rritet në mbi 5 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19
BKT
   Bota

Belgjikë, rritet në mbi 5 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

Me 1.329 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve me COVID-19 në vend është rritur në 36.138, ndërsa me 313 vdekjet e reja numri gjithsej i personave që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 5.163.

Me 313 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri gjithsej i personave që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) në Belgjikë ka arritur në 5.163, transmeton Anadolu Agency.

Në një deklaratë nga Qendra e Krizës në Belgjikë njoftohet se me 1.329 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve me COVID-19 në vend është rritur në 36.138, ndërsa me 313 vdekjet e reja numri gjithsej i personave që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 5.163.

Gjithashtu njoftohet se në 24 orët e fundit në vend janë shtruar në spital 320 persona, ndërsa janë shëruar 339 persona.

Që nga 15 marsi e deri më tani janë shëruar 7.961 njerëz të diagnostikuar më parë me COVID-19, ndërsa numri i personave nën kujdesin intensiv është pakësuar me 42 persona duke u ulur në 1.140 njoftohet në deklaratë.