Indonezi, shpërthen vullkani më i lartë në ishullin Java
BKT
   Bota

Indonezi, shpërthen vullkani më i lartë në ishullin Java

Agjencia kombëtare gjeologjike tha se vullkani më i lartë në Java, që shpërtheu në orën 6:00 të mëngjesit sipas kohës lokale, lëshoi tym në lartësi 2 kilometra.

Autoritetet në Indonezi u kanë bërë thirrje banorëve në shpatin e vullkanit aktiv Semeru në lindje të ishullit Java të qëndrojnë në gatishmëri pasi vullkani ka shpërthyer mëngjesin e sotëm, transmeton Anadolu Agency.

Agjencia kombëtare gjeologjike tha se vullkani më i lartë në Java, që shpërtheu në orën 6:00 të mëngjesit sipas kohës lokale, lëshoi tym në lartësi 2 kilometra.

Autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim të nivelit të tretë për të monitoruar statusin. 

Ata po ashtu paralajmëruan banorët dhe vizitorët të qëndrojnë një kilometër larg nga krateri aktiv.