Britani e Madhe, 847 vdekje shtesë nga COVID-19, 14 576 në total
BKT
   Bota

Britani e Madhe, 847 vdekje shtesë nga COVID-19, 14 576 në total

Britania e Madhe regjistroi sot 847 vdekje shtesë në spitale nga koronavirusi i ri, një bilanc afër me atë të një ditë më parë (vdekje +861), e çon në 14 576 numrin e përgjithshëm të viktimave të COVID-19 në vendi.

Numri i personave të testuar pozitivisht arriti në 108 692, një rritje prej 5 599 në krahasim me një ditë më parë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Shifrat e publikuara çdo ditë nga autoritetet shëndetësore britanike përfshijnë vetëm vdekjet në spitale të pacientëve të testuar pozitivisht, një metodë e kritikuar, sepse nuk përfshin vdekjet në shtëpitë e pensioneve dhe në këtë mënyrë zbut ndikimin e vërtetë të pandemisë.

Qeveria britanike vendosi të enjten të zgjaste kufizimin në fuqi që nga 23 marsi me të paktën tre javë për të ngadalësuar epideminë.