15:53 / 19.04.2020
Rusia konfirmon 6,060 raste të reja me coronavirus
Gjatë ditës së sotme, Rusia ka konfirmuar për 6,060 raste të reja me coronavirus, që e ngritë në 42,853 numrin e përgjithshëm të personave të sëmurë në këtë shtet.
Bazuar në deklaratën e njësitit emergjent, 43 për qind e të sëmurëve nuk e kanë pasur asnjë simptomë klinike.
Numri i të vdekurve nga coronavirusi në Rusi është rritur në 361, pasi gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 48 persona.























