08:49 / 20.04.2020
Ekspertët e sigurisë paralajmrojnë: Mbuloni kamerat e telefonëve
Koha e pandemisë ka bërë që të rritet përdorimi i aplikacioneve të tilla si Zoom, Skype e shumë të tjera.
Mirëpo sipas ekspertëve të sigurisë kohëve të fundit janë shtuar sulmet kibernetike, e ku hakerët mund të kenë çasje në kamerën tuaj.
Sipas hulumtimeve të bëra ka dalë që rreth 15.000 pajisje kamerash janë të lehta për tu hakuar.
Andaj ekspertët e sigurisë kanë këshilluar që të mbulohen kamerat e këtyre pajisjeve























