Covid-19 në SHBA: 40 mijë viktima dhe 764 mijë të infektuar
BKT
   Bota

Covid-19 në SHBA: 40 mijë viktima dhe 764 mijë të infektuar

Covid-19 ka gjunjëzuar SHBA-në teska bilanci i numrit të viktimave dhe rasteve të reja vijon të thellohet.

SHBA është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi i ri pasi në vend janë shënuar 40,565 viktima deri më tani.

Ndërkohë numri i të infektuarve ka arritu në 764,265 sipas Worldometers.

71,012 pacientë ja kanë dalë të mposhtin sëmudjen, ndërsa 13,566 të tjerë ndodhen në gjendje kritike.

Shteti më i goditur dhe më i prekur në SHBA vijon të jetë Nju Jorku me 18,298 viktima dhe 247,215 të infektuar.

Më herët janë zhvilluar protesta në disa shtete të SHBA-së ku qytetarë të shumtë kanë kërkuar heqjen e kufizimeve të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.