Forcat nigeriane vrasin 105 terroristë
BKT
   Bota

Forcat nigeriane vrasin 105 terroristë

Zëdhënësi i ushtrisë, koloneli Sagir Musa u tha gazetarëve se terroristët u vranë në shtetin verilindor Yobe në periferi të fshatit Buni Gari.

Ushtria nigeriane ka vrarë së paku 105 kryengritës javën e kaluar në operacionet kundër luftëtarëve të Boko Haram dhe Shtetit Islamik të Provincës së Afrikës Perëndimore (ISWAP), theksuan të dielën zyrtarët, transmeton Anadolu Agency.

Zëdhënësi i ushtrisë, koloneli Sagir Musa u tha gazetarëve se terroristët u vranë në shtetin verilindor Yobe në periferi të fshatit Buni Gari.

Musa tha se dy ushtarë u plagosën në operacione. Ai shtoi se u sekuestrua një sasi e madhe municionesh.

Boko Haram në vitin 2009 nisi kryengritje të përgjakshme në Nigerinë verilindore, por më vonë u përhap në Niger, Çad dhe Kamerunin fqinj, duke shkaktuar një përgjigje ushtarake.

ISWAP është fraksion i Boko Haram.