Japonia goditet nga një tërmet prej 6.1 ballësh
BKT
   Bota

Japonia goditet nga një tërmet prej 6.1 ballësh

Agjensia Meteorologjike e Japonisë, e cila konfirmoi tërmetin, tha se epiqendra ishte në ujërat e hapura të prefekturave Miyagi dhe Iwate.

Një tërmet prej 6.1 ballësh ka goditur prefekturat verilindore japoneze, Miyagi dhe Iwate, transmeton Anadolu Agency.

Agjensia Meteorologjike e Japonisë, e cila konfirmoi dridhjen, tha se epiqendra ishte në ujërat e hapura të prefekturave Miyagi dhe Iwate.

Tërmeti prej 6.1 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në orën 05:39 sipas kohës lokale në thellësi prej 50 kilometrave. 

Agjensia Meteorologjike e Japonisë nuk dha alarm për cunami.