Rusi, numri i të prekurve me COVID-19 rritet në mbi 47 mijë
BKT
   Bota

Rusi, numri i të prekurve me COVID-19 rritet në mbi 47 mijë

44 njerëz vdiqën gjatë 24 orëve të fundit, duke rritur numrin e vdekjeve në 405, tha ekipi i urgjencës së vendit në një deklaratë.

Regjistrohen 4.268 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi, duke rritur numrin e përgjithshëm në 47.121, njoftuan autoritetet ruse, transmeton Anadolu Agency.

Ndërkohë, 44 njerëz vdiqën gjatë 24 orëve të fundit, duke rritur numrin e vdekjeve në 405, tha ekipi i urgjencës së vendit në një deklaratë. 

Me 155 të shëruar të ri, numri i përgjithshëm i të shëruarve arriti në 3.446, shtohet më tej. 

Gati gjysma e pacientëve të rinj, 45,3 për qind janë asimptomatikë, por u diagnostikuan përmes testimit. 

Kryeqyteti Moska mbetet zona më e goditur, me 2.026 raste të reja dhe gjithsej 25.350 pacientë me koronavirus.

Pas shfaqjes për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në të gjithë botën, ku aktualisht më të goditura janë Evropa dhe SHBA.

Pandemia ka marrë afër 165.000 mijë jetë, me numrin e përgjithshëm të infeksioneve që tejkalojnë 2.39 milionë, ndërsa më shumë se 611.000 janë shëruar, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.