Afganistan, 17 të vdekur nga sulmi i talebanëve
BKT
   Bota

Afganistan, 17 të vdekur nga sulmi i talebanëve

Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit konfirmoi se gjatë sulmit humbën jetën 17 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Së paku 17 persona kanë humbur jetën gjatë një sulmi të talebanëve në rajonin Hoca-i Gara, në verilindje të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency.

Talebanët sulmin e kryen mbi një postbllok ushtarak. Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit konfirmoi se gjatë sulmit humbën jetën 17 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Ministria tha se më herët u plagosën dy persona. Pas sulmit vijoi përleshje mes forcave të sigurisë dhe talebanëve. Ministria pohoi se ka pasur viktima në njerëz edhe nga militantët.

Talebanët ende nuk janë prononcuar lidhur me këtë sulm.