Zelanda e Re zgjat ndalimet kundër COVID-19 deri më 27 prill
BKT
   Bota

Zelanda e Re zgjat ndalimet kundër COVID-19 deri më 27 prill

Kryeministrja e Zelandës së Re tha se kanë zgjatur edhe pesë ditë orën policore përveç rasteve të detyrueshme.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, njoftoi se kanë zgjatur deri më 27 prill orën policore përveç rasteve të detyrueshme dhe gjendjes së jashtëzakonshme që zbatohej që nga 25 marsi në vend, raporton Anadolu Agency.

Ardern pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, dha deklarata rreth ndalesave dhe gjendjes së jashtëzakonshme afati i të cilëve përfundon më 22 prill.

Ajo tha se kanë zgjatur edhe pesë ditë orën policore përveç rasteve të detyrueshme, duke treguar se në fund të kësaj do të ulin nivelin e ndalesave.

"Kemi bërë atë që shumë pak vende kanë mundur ta bëjnë, ndaluam valën e shkatërrimit. Shkalla e përhapjes për person është 0,48, ndërsa jashtë vendit është 2,5", u shpreh Ardern.

Deri më tani nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend kanë humbur jetën 12 persona, ndërsa janë infektuar 1.440.