Sri Lanka, hiqet pjesërisht ora policore që zgjati një muaj
Në deklaratën e bërë nga qeveria e Sri Lankës, thuhet se ora policore në bazë 24-orëshe që zbatohej që nga 20 marsi, është tërhequr pjesërisht.
Ora policore e cila zbatohej një muaj në kuadër të masave të marrë kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Sri Lankë është tërhequr pjesërisht, transmeton Anadolu Agency.
Në deklaratën e bërë nga qeveria e Sri Lankës, thuhet se ora policore në bazë 24-orëshe që zbatohej që nga 20 marsi, është tërhequr pjesërisht.
Vendimi u mor pasi Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve Shëndetësore, Dr. Anil Jasinghe, njoftoi se kanë marrë nën kontroll COVID-19.
Ndërkohë ora policore në kryeqytetin Kolombo dhe disa rajone do të vazhdojë deri të mërkurën.
Në vend do të jenë të hapur institucionet publike, kompanitë dhe bankat, ndërsa ora policore prej 20.00 deri 05.00 do të vazhdojë të zbatohet.
Në Sri Lankë deri më tani kanë humbur jetën 7 persona nga COVID-19, ndërsa 295 janë infektuar me virusin.























