13:13 / 20.04.2020
Conte: BE-ja mund të shpëtohet vetëm nëse tregohet kurajoze
Bashkimi Evropian mund të shpëtohet nëse nuk mendon vetëm për veten e tij, deklaroi kryeministri italian, Giuseppe Conte, në një intervistë për gazetën gjermane ”Suddeutsche Zeitung”.
”Evropa mund të shpëtohet edhe nëse tregon më shumë guxim dhe nëse e hedh vështrimin përtej kufijve të saj”, theksoi ai.
”Ky është një moment vërtet i rëndësishëm për të gjithë”, shton kryeministri italian, Giuseppe Conte, në një intervistë për gazetën gjermane ”Suddeutsche Zeitung”.























