Izrael, dështojnë përsëri përpjekjet për formimin e qeverisë së unitetit
BKT
   Bota

Izrael, dështojnë përsëri përpjekjet për formimin e qeverisë së unitetit

Nëse askush nuk mund të mbledhë shumicën e 61 deputetëve, Parlamenti izraelit do të shpërbëhet më 7 maj dhe vendi do të shkojë në zgjedhjet e katërta.

Takimi i së hënës i kryeministrit izraelit në largim Benjamin Netanyahu me liderin e opozitës Benny Gantz përfundoi pa marrëveshje për formimin e qeverisë së unitetit kombëtar, njoftoi Transmetuesi Publik Izraelit, transmeton Anadolu Agency.

Ai citoi një anëtar të partisë në pushtet Likud, duke thënë se mosmarrëveshjet mbesin rreth një komiteti për caktimin dhe emërimin e gjyqtarëve.

Pas dështimit të takimit, në raport theksohet se Gantz, i cili kryeson partinë Kaltër dhe Bardhë, mund të propozojë projektligj në Knesset, në legjislaturën unike të vendit me 120 vende, duke synuar Netanyahun.

Mediat izraelite raportuan se Gantz, i cili është edhe kryetar i Knesset, beson se projektligji mund të vepron si presion ndaj Netanyahut në bisedimet për krijimin e qeverisë.

Më parë, partitë e opozitës propozuan projektligje për parandalimin të një anëtari të Knesset-it i akuzuar nga drejtimi i një qeverie.

Gjyqi i Netanyahut me akuza për korrupsion, ryshfet dhe shkelje të besimit është vendosur të fillojë muajin tjetër në një gjykatë në Kuds.

Izraeli është përballur me një krizë politike që nga prilli i vitit 2019, kur zgjedhjet nuk arritën të nxjerrin një koalicion qeverisës. Tre zgjedhjet pasuese ishin gjithashtu të pasuksesshme.

Periudha e dhënë nga Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, për formimin e qeverisë përfundoi javën e kaluar, kurse detyra për formim të qeverisë të një kandidati të ri për kryeministër kaloi në Knesset.

Sipas ligjit, një anëtar i Knesset ka 21 ditë për të formuar një qeveri me shumicë prej 61 votash.

Nëse asnjë anëtar nuk e arrin objektivin brenda afatit, përbërja e 23-të e Knesset-it do të shpërndahet më 7 maj, dhe do të shpallen zgjedhje e katërta të parakohshme të përgjithshme deri më 4 gusht.