19:50 / 20.04.2020
Italia regjistron numrin më të ulët të të infektuarve që nga 10 marsi
Një total prej 2,256 rastesh të reja të koronavirusit janë regjistruar në Itali në 24 orët e kaluara, më e ulëta kjo prej datës 10 mars, njoftoi sot Agjencia e Mbrojtjes Civile.
Sipas saj, 454 të tjerë vdiqën nga koronavirusi, një rritje e lehtë e numrit të viktimave në krahasim me të dielën, kur u raportuan 433 vdekje.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Itali u rrit në 24.114, dhe është vendi i dytë në botë për sa i përket viktimave, pas SHBA.























