HONG KONG – Qeveria zgjat masat kundër koronavirusit
BKT
   Bota

HONG KONG – Qeveria zgjat masat kundër koronavirusit

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam njoftoi se masat për të frenuar përhapjen e koronavirusit do të zgjaten edhe për 14 ditë të tjera.

Zgjatja e masave, që duhej të mbaronte të enjten, vjen një ditë pasi Hong Kongu regjistroi ditën e parë pa asnjë rast të ri me virus.

Gjatë konferencës për shtyp të qeverisë, Lam deklaroi se dëshiron të sigurohet që puna e bërë për të luftuar virusin nuk do të shkojë dëm.

Bizneset dhe shërbimet janë mbyllur për të zvogëluar kontaktin me publikun.

Hong Kongu ka regjistruar 1 030 raste të konfirmuara dhe vetëm katër viktima./atsh/