Avioni me pajisje mjekësore nga Turqia mbërrin në Britani
BKT
   Bota

Avioni me pajisje mjekësore nga Turqia mbërrin në Britani

Pajisjet pritet të dorëzohen në spitalet në të gjithë vendin gjatë ditës.

Një avion mallrash që transportonte pajisje mjekësore nga Turqia arriti sot herët në Britani të Madhe, raporton Anadolu Agency.

Airbus A400M që i përket Forcave Ajrore Mbretërore zbarkoi në Stacionin Brize Norton në orën 05:30 të mëngjesit. Pajisjet pritet të dorëzohen në spitalet në të gjithë vendin gjatë ditës.

Të martën në Britani u regjistruan 828 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 17.337.

Koronavirusi, që nga shfaqja në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, është përhapur në të gjithë botën, ku aktualisht më të goditura janë SHBA-të dhe Evropa.

Më shumë se 2.56 milionë raste me COVID-19 janë raportuar në të gjithë botën, me mbi 177 mijë vdekje dhe afro 682 mijë të shëruar, tregojnë të dhënat e përpiluara nga Universiteti "Johns Hopkins" me qendër në SHBA.