Jemeni shpall "zonë të katastrofës" kryeqytetin Aden
BKT
   Bota

Jemeni shpall "zonë të katastrofës" kryeqytetin Aden

- Katër persona, përfshirë tre fëmijë, u vranë në përmbytjet që goditën ditën e sotme Adenin.

Qeveria e Jemenit ka shpallur kryeqytetin e përkohshëm Aden "zonë të katastrofës" për shkak të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e shpejta, transmeton Anadolu Agency.

"Qyteti i Adenit është zonë e katastrofës për shkak të dëmeve dhe humbjeve masive", shkroi në twitter kryeministri Maeen Abdulmalik.

Abdulmalik u bëri thirrje vendeve vëllazërore dhe miqësore të ofrojnë mbështetje për qeverinë jemenase që të frenojë katastrofën.

Katër persona, përfshirë tre fëmijë, u vranë në përmbytjet që goditën ditën e sotme Adenin.

Infrastruktura e vendit është prekur shumë nga lufta me grupin rebel Houthi.

Jemeni është kapluar nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Houthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sanaa. 

Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur një koalicioni ushtarak i udhëhequr nga sauditët filloi një fushatë shkatërrimtare ajrore që synonte të rimarrë fitimet territoriale Houthi. 

Dhjetëra mijëra jemenasë, përfshirë civilë, besohet të jenë vrarë në konflikt, i cili ka çuar në krizën më të keqe humanitare në botë, pasi miliona mbeten në rrezik të urisë.