Afganistan, 11 persona të vdekur në sulmin e talebanëve
BKT
   Bota

Afganistan, 11 persona të vdekur në sulmin e talebanëve

Zëdhënësi i guvernatorit Sar-i Paul Zabihullah Amani në deklaratë për AA konfirmoi se bëhet fjalë për tre sulme që u kryen në të njëjtën kohë në tre pika në krahinën Sar-i Pul.

Gjatë sulmit që militantët talebanë e kryen në veri të Afganistanit janë vrarë 11 roje të sigurisë, raporton Anadolu Agency.

Zëdhënësi i guvernatorit Sar-i Pul Zabihullah Amani në deklaratë për AA konfirmoi se bëhet fjalë për tre sulme që u kryen në të njëjtën kohë në tre pika në krahinën Sar-i Pul.

Amani tha se në sulmin humbën jetën 11 roje të sigurisë, ndërsa 19 të tjerë u plagosën.

Ai theksoi se militantët talebanë kapën një roje të sigurisë, duke shtuar se në përleshjen që pasoi pas sulmit ka pasur viktima në njerëz edhe në anën e militantëve.

Talebanët ende nuk janë prononcuar lidhur me sulmin.