SHBA, Senati miraton pakon për të ndihmuar bizneset e vogla
Pakoja me vlerë rreth 500 miliardë dollarë përfshin fonde për të ndihmuar spitalet dhe përcakton planin kombëtar të testimit të koronavirusit.
Senati i SHBA-së miratoi pakon masive prej 484 miliardë dollarësh për të ndihmuar bizneset e vogla mes një rënieje ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.
Pakoja e cila gjithashtu përfshin fonde për testimin kombëtar të koronavirusit dhe ndihmë për spitalet në mes të pandemisë, u miratua me votë unanime.
Votimi pason një marrëveshje midis udhëheqësve të Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë që u njoftua të martën më herët.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se do ta nënshkruajë pakon në ligj sapo të arrijë në tryezën e tij. Para se të ndodhë, Dhoma e Përfaqësuesve do të duhet ta aprovojë planin. Ky votim mund të bëhet të enjten.
Pakoja siguron një infuzion të parave që nevojiten për Programin e Mbrojtjes së Pagave, një iniciativë e kredisë për biznesin e vogël që doli nga paratë e gatshme javën e kaluar pasi u soll nga ligjvënësit në mars.
Qeveritë e shteteve kanë miratuar rregulla që detyrojnë mbylljen e bizneseve jo thelbësore dhe urdhra për t'i mbajtur banorët në shtëpi në përpjekje për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit. Kjo ka rezultuar në një rënie të gjerë ekonomike e cila ka zhytur ekonomitë shtetërore dhe lokale.
Programi i kredisë për bizneset e vogla fillimisht u krijua me 350 miliardë dollarë, duke treguar nevojën e madhe për ndihmë shtesë pasi shtetet vazhdojnë të luftojnë me proceset që ata do të ndërmarrin për të rihapur ekonomitë e tyre të ekuilibruar ndaj shqetësimeve të sigurisë shëndetësore.
Pakoja e aprovuar nga Senati përfshin rreth 75 miliardë dollarë për spitalet dhe 25 miliardë dollarë për testimin kombëtar.
SHBA-të janë vendi më i goditur nga pandemia, me 820.104 njerëz që kanë rezultuat pozitiv dhe 44.222 viktima të shkaktuara nga virusi, tregojnë të dhënave nga Universiteti "Johns Hopkins".























