SPANJË – Sërish rritje e numrit të viktimave nga COVID-19, 435 në 24 orë
BKT
   Bota

SPANJË – Sërish rritje e numrit të viktimave nga COVID-19, 435 në 24 orë

Spanja regjistroi sot 435 të vdekur në 24 orë, një shifër në rritje të lehtë për të dytën ditë radhazi dhe që e çon numrin total të të vdekurve në 21 717, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Vendi që numëron në total më shumë se 208 000 raste dhe është i treti më i prekur në botë nga COVID-19, pas SHBA-së dhe Italisë, do të zgjasë sot kufizimin shumë strikt deri më 9 maj.

Qeveria, që po i afrohet lehtësimit të kufizimit me kujdes të madh, do të lehtësojë masat duke lejuar fëmijët të dalin të marrin ajër duke nisur që nga dita e dielë./atsh/