COVID-19 – Egjipti dërgon ndihma mjekësore në SHBA
BKT
   Bota

COVID-19 – Egjipti dërgon ndihma mjekësore në SHBA

Egjipti dërgoi sot një avion me materiale mjekësore në SHBA për të marrë pjesë në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri, një ndryshim i roleve për këtë vend që përfiton nga ndihmat amerikane.

Egjipti është prej shumë kohësh një aleat strategjik i Uashingtonit. Ndihma ushtarake amerikane në Kajro ka arritur në rreth 1,3 miliardë dollarë në vit.

Imazhet me pakove që mbajnë mbishkrimet “Nga populli egjiptian për popullin amerikan”, në anglisht dhe në arabisht, të ngarkuara në bordin e një avioni ushtarak u publikuan në një video nga kabineti i presidentit egjiptian.

“Avioni u ul në bazën ajrore ushtarake Andrews afër Uashingtonit”, theksoi Dutch Ruppersberger, udhëheqës demokrat i një grupi që promovonte marrëdhëniet me Egjiptin në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Avioni transportonte rreth 200 000 maska dhe 48 000 mbrojtëse për këpucët”, sipas Ruppersberger./atsh/