Turqia i dhuron Pakistanit pajisje mjekësore në luftën kundër COVID-19
BKT
   Bota

Turqia i dhuron Pakistanit pajisje mjekësore në luftën kundër COVID-19

Me të njëjtin fluturim u kthyen në Turqi rreth 140 shtetas turq, si dhe ilaçi klorurinë i dhuruar nga Pakistani për trajtimin e pacientëve me koronavirus.

Turqia i ka dhuruar Pakistanit pajisje mbrojtëse mjekësore për mjekët që luftojnë me koronavirusin e ri (COVID-19) në vend.

Furnizimet me pajisjet mjekësore iu dorëzuan zyrtarëve pakistanezë nga ambasadori turk në Islamabad, Ihsan Mustafa Yurdakul.

"Një fluturim special i Turkish Airlines solli 20.000 maska, 50.000 kostume mbrojtëse dhe 100.000 mburoja për fytyrën për vëllezërit dhe motrat tona pakistaneze", tha Yurdakul për Anadolu Agency.

Ndihma mjekësore iu dorëzua Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive në Pakistan.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Pakistanit, deri më tani janë konfirmuar 9.749 raste të koronavirusit dhe 209 vdekje, ndërsa 2.156 pacientë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.

Yurdakul gjithashtu tha se avioni ktheu në Turqi rreth 140 shtetas turq që jetonin në Pakistan.

Të evakuuarit do të vendosen në karantinë 14-ditore në provincën Eskişehir.

Në ndërkohë, me fluturimin e Turkish Airlines Pakistani ka dërguar një milion tableta me klorurinë, një ilaç anti-malarie, për trajtimin e pacientëve me koronavirus në Turqi.

Shkencëtarët dhe studiuesit po përpiqen të gjejnë një vaksinë për virusin e ri që ka infektuar mbi 2.57 milionë njerëz në të gjithë botën dhe ka shkaktuar vdekjen e mbi 177 mijë të tjerëve.

Derisa të arrijnë në një zbulim të tillë, ekspertët shëndetësorë janë duke trajtuar pacientë me ilaçe anti-malarie, përfshirë hidroksilkorin dhe klorurinë, të cilat kanë treguar rezultate pozitive për infeksionin e mushkërive të shkaktuar nga koronavirusi.