COVID-19 ka vrarë më shumë se i nxehti i vitit 2003 në Francë
BKT
   Bota

COVID-19 ka vrarë më shumë se i nxehti i vitit 2003 në Francë

Franca vijon të regjistrojë bilance negative për sa i përket viktimave dhe të infektuarve nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit u raportuan për 544 viktima të tjera ku gjithsej numërohen 21,340 të vdekur.

Ministri i Shëndetësisë Jerome Solomon u shpreh ditën e sotme se COVID-19 ka shkaktuar më shumë viktima se vala e të nxehtit në vitin 2003 e cila shkaktoi mbi 14 mijë.

Numri i të infektuarve gjatë 24 orëve duket se ka pësuar rënie ku ditën e sotme u raportuan për 1,827 raste të reja. Në total në të gjithë vendin janë 159,877 të infektuar.

Edhe numri i të shëruarve vijon të rritet. 40,657 kanë fituar betejën me COVID-19.

29,741 persona janë të shtruar në spitale 5,218 prej të cilëve janë në terapi intensive.