Izrael, rritet në 191 numri i viktimave nga COVID-19
Ministria e Shëndetësisë së Izraelit ka njoftuar se 94 raste të reja janë raportuar në vend, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 14.592.
Ministria e Shëndetësisë së Izraelit ka njoftuar se numri i viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend është rritur në 191, pasi janë regjistruar 2 raste të reja të vdekjeve, transmeton Anadolu Agency.
Nga ministria thonë se 94 raste të reja janë raportuar në vend, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 14.592, duke shtuar se të paktën 136 prej tyre janë në gjendje kritike.
Qeveria ka ndërmarrë disa masa për të penguar përhapjen e virusit, përfshirë mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore dhe ndalimin e tubimeve të më shumë se dy personave.
Të gjitha bizneset me përjashtim të supermarketeve, farmacive, pikave të karburantit dhe bankave janë mbyllur që nga 15 marsi.
Tel Avivi ndaloi hyrjen e qytetarëve të huaj, përveç atyre me rezidencë izraelite.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.
Sipas të dhënave nga Universiteti "Johns Hopkins" me bazë në SHBA, deri më tani numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 2,63 milionë, me rreth 183 mijë viktima dhe mbi 722 të shëruar.























