12:37 / 23.04.2020
Konfiskohen 115 kg heroinë në juglindje të Turqisë
Policia dhe forcat e xhandarmërisë zbuluan 114.9 kilogramë heroinë në distriktin Yuksekova, tha zyra e guvernatorit të Hakkarit në një deklaratë.
Forcat turke të sigurisë sekuestruan rreth 114.9 kilogramë heroinë në provincën juglindore të Hakkarit, bënë të ditur autoritetet lokale, transmeton Anadolu Agency.
Policia dhe forcat e xhandarmërisë zbuluan 114.9 kilogramë heroinë në distriktin Yuksekova, tha zyra e guvernatorit të Hakkarit në një deklaratë.
Vazhdojnë përpjekjet në fushën kundër trafikimit, transportit dhe deponimit të paligjshëm të drogës. Po ashtu, kërkimet e policisë për dy të dyshuarit janë duke vazhduar.























