COVID 19, Iraku liron mbi 20 mijë të burgosur
BKT
   Bota

COVID 19, Iraku liron mbi 20 mijë të burgosur

Nga Këshilli i lartë gjyqësor është konfirmuar se deri më tani me urdhër të institucioneve kompetente, nga burgu janë liruar 20.040 të burgosur.

Më shumë se 20.000 të burgosur janë liruar nga burgu në Irak, në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (COVID 19), raporton Anadolu Agency.

Nga Këshilli i lartë gjyqësor është konfirmuar se deri më tani me urdhër të institucioneve kompetente, nga burgu janë liruar 20.040 të burgosur.

Ministria irakiane e Shëndetit dhe Mjedisit të mërkurën theksoi se numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është rritur në 83, ndërsa numri i rasteve të infektimit në 1.631.

Sipas Shtabit të krizave, në kohën e Ramazanit do të vendoset orë policore mes orës 19:00 dhe 6:00.

Gjatë ditës lejohet puna e disa objekteve, fabrikave dhe punëtorive nën kushtin që të respektohen masat shëndetësore.

Institucionet arsimore, faltoret, kafenetë, fushat e sportit, qendrat tregtare dhe sallonet e dasmave do të mbeten të mbyllura.