19:48 / 23.04.2020
Lagarde paralajmëron BE-në për rrezikun e të vepruarit shumë pak
Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, paralajmëroi sot krerët e BE-së për rrezikun e të vepruarit shumë pak, shumë vonë kundrejt pasojave ekonomike të pandemisë koronavirus të ri.
“Ajo paralajmëroi se ekziston rreziku i një veprimi që mund të jetë tepër pak, tepër vonë” gjatë një samiti videokonferencei”, tha një burim zyrtar.
Samiti synon të gjejë zgjidhje për ta nxjerrë BE-në nga recesioni i shkaktuar nga pandemia e COVID-19.























