Kurti: Testet nuk janë zgjidhje, vetëm parandalimi është zgjidhje
BKT
Shëndetësi

Kurti: Testet nuk janë zgjidhje, vetëm parandalimi është zgjidhje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ftuar në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ ka folur edhe për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19, nga ana e qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Kurti tha se sa të gjitha vendimet e qeverisë dhe të Ministrisë kanë qenë të paraprira prej opinioneve shkencore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Unë nuk jam i sigurt që testet janë zgjidhje, vetëm parandalimi është zgjidhje. Ka një tendecë që të zëvendësohet parandalimi me testimin. Të dyjat janë të rëndësishme, nevojitet më shumë teste, por tendeca për të relaksuar masat tona rigoroze të parandalimit me testimet në masë mendoj që janë po ashtu të gabueshme”, deklaroi Kurti.

 


MË SHUME NGA Shëndetësi