Guterres: Pandemia po kthehet në një krizë të të drejtave të njeriut
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres, paralamëroi sot se pandemia e koronavirusit nuk mund të përdoret si pretekst nga shtetet autoritare për të shkelur të drejtat e njeriut, ose për të shtypin rrjedhën e lirë të informacionit, sipas një artikulli në The Guardian.
“Ajo që filloi si emergjencë e shëndetit publik po kthehej shpejt në një krizë të të drejtave të njeriut”, tha ai.
Në raportin e tij të fundit, kreu i OKB-së tha se virusi po sjell një ndikim disproporcional në komunitete të caktuara përmes rritjes së gjuhës së urrejtjes, shënjestrimit të grupeve të cenueshme dhe rreziqeve të përgjigjeve të rënda të sigurisë që dëmtojnë përgjigjen shëndetësor”.
Duke lëshuar raportin, Guterres bëri thirrje që çdo gjendje e jashtëzakonshme të jetë proporcionale dhe e kufizuar me kohë, me një fokus dhe kohëzgjatje të veçantë.























