Ulen rastet e reja me Covid, 15 të infektuar në 24 orë
BKT
   Bota

Ulen rastet e reja me Covid, 15 të infektuar në 24 orë

Ulet numri i rasteve të infeksionit me Covid-19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 raste,  duke e çuar në 678 numrin e të prekurve.

"Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 259 persona të dyshuar me COVID-19. Nga totali i rasteve të dyshuara janë testuar 36 personel shëndetësor, të cilët kanë rezultuar negativë për Sars-Cov2. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 15 raste pozitive me COVID19" njoftoi Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

Nga totali i rasteve të reja, 9 raste janë në Tiranë, të gjitha kontakte të rasteve të mëparshme, 2 raste janë në Mirditë, 1 në Shkodër, 1 në Kukës, 1 në Has dhe 1 në Kurbin.

Deri në këto momente janë testuar 6768 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 678 raste, pra rreth 10% e totalit të rasteve të testuara.

Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 394 ose 58.1% e totalit të të prekurve.

Aktualisht në vendin tonë 257 ose 41.9% e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID-19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Në shërbimin Infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 38 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tiranë            285 raste

- Durrës            42 raste

- Lushnje          6 raste

- Elbasan          18 raste

- Fier                 36 raste

- Kavajë            9 raste

- Rrogozhinë     4 raste

- Korçë             19 raste

- Vlorë              5 raste

- Shkodër          103 raste

- Lezhë             14 raste

- Berat              2 raste

- Has                14 raste

- Krujë              65 raste

-Tropojë           4 raste

- Pukë               5 raste

- Mirditë           5 raste

- Kukës           12 rast

-Mallakastër     1 raste

- Kurbin            29 raste