COVID-19, në Indonezi ndalohen të gjitha udhëtimet
Zëdhënësja e Ministrisë së Komunikacionit, paralajmëroi se është vendosur që të ndalohen të gjitha llojet e transportit, ndërsa në lidhje me ndalesën “e kthimit në atdhe” gjatë Ramazanit dhe gjatë festës së Bajramit.
Në Indonezi për shkak të koronavirusit përkohësisht është ndaluar udhëtimi me mjete tokësore, ajrore dhe detare, raporton Anadolu Agency.
Adita Irawati, zëdhënësja e Ministrisë së Komunikacionit, paralajmëroi se është vendosur që të ndalohen të gjitha llojet e transportit, ndërsa në lidhje me ndalesën “e kthimit në atdhe” gjatë Ramazanit dhe gjatë festës së Bajramit.
Irawati tha se ndalohen komunikacioni i të gjitha automjeteve publike dhe private si në tokë ashtu edhe në komunikacionin ajror dhe detar.
Vendimi përjashton ambulancat, kamionët e zjarrfikësve, funeralet si dhe ato ushtarake.
Ky urdhër gradualisht do të hiqet, duke filluar nga 31 maji e deri më 15 qershor.























