Pakistan, rritet në 11.155 numri i rasteve të COVID-19
Me 642 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit në Pakistan rritet në gjithsej 11.155 numri i rasteve, ndërsa me 13 vdekje të reja në 24 orët e fundit rritet në 237 numri i vdekjeve nga virusi.
Me 642 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit, në Pakistan rritet në gjithsej 11.155 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.
Sipas të dhënave të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me COVID-19, njoftohet se me 642 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit në Pakistan rritet në gjithsej 11.155 numri i rasteve, ndërsa me 13 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit rritet në 237 numri i vdekjeve nga virusi.
Në 24 orët e fundit janë kryer 6.839 teste, ndërsa numri gjithsej i testeve të kryera ka arritur në 131.365.
Ndërkohë në Pakistan që nga shfaqja e virusit me 26 shkurt e deri më tani janë shëruar 2.527 persona.
Në Punjab, i cili është rajoni më i populluar në vend, janë regjistruar 4.767 raste, ndërsa Azad Jammu dhe Kashmir nën kontrollin e Pakistanit është rajoni me më pak raste ku janë shënuar 55 raste.























