Izrael, rritet në 193 numri i të vdekurve nga COVID-19
BKT
   Bota

Izrael, rritet në 193 numri i të vdekurve nga COVID-19

Ministria izraelite e Shëndetësisë njoftoi se 79 raste të reja të koronavirusit u raportuan në vend, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 14.882.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Izrael është rritur në 193, pasi dy pesona të tjerë vdiqën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency.

Ministria izraelite e Shëndetësisë njoftoi se 79 raste të reja të koronavirusit u raportuan në vend, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 14.882.

Në Izrael, të paktën 5.685 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Qeveria ka ndërmarrë disa masa për të penguar përhapjen e koronavirusit, përfshirë mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore dhe ndalimin e grumbullimit të më shumë se dy personave.

Të gjitha biznet, duke përjashtuar supermarketet, farmacitë, stacionet e karburantit dhe bankat, janë mbyllur që nga 15 marsi.

Tel Avivi po ashtu ndaloi hyrjen e shtetasvet të huaj, përveç atyre me rezidencë izraelite.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëdnetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga COVID-19 ka tejkaluar shifrën 2.7 milionë, me mbi 190 mijë të vdekur dhe mbi 740 mijë të shëruar.