NATO bën thirrje për uljen e dhunës në Afganistan
"Është e papranueshme që talebanët kohën e fundit kanë përdorur dhunën. U bëjmë thirrje talebanëve që në mënyrë urgjente të ulin dhunën dhe të sigurojnë mjedis të përshtatshëm për rifillimin e bisedimeve", thuhet në deklaratë.
Këshilli i Atlantikut të Veriut të NATO-s tha se bisedimet e zhvilluara për marrëveshjen e paqes në Afganistan janë një mundësi historike dhe u bëri thirrje palëve për uljen e dhunës, transmeton Anadolu Agency.
Në një deklaratë nga Këshilli i Atlantikut të Veriut i cili është organi më i lartë vendimmarrës i NATO-s, u kërkohet të gjithë liderëve politikë afganë që të mblidhen së bashku dhe të tregojnë përpjekje për zgjidhjen e problemeve për paqen.
"Është e papranueshme që talebanët kohën e fundit kanë përdorur dhunën. U bëjmë thirrje talebanëve që në mënyrë urgjente të ulin dhunën dhe të sigurojnë mjedis të përshtatshëm për rifillimin e bisedimeve", thuhet në deklaratë.
NATO mbështet lirimin e të burgosurve si tregues i qëllimit të mirë dhe thekson rëndësinë e sigurimit të menjëherëshëm të armëpushimit humanitar, thuhet më tej.
"Tani është koha të veprohet për paqe të vazhdueshme. Pandemia e kronavirusit të ri (COVID-19) paraqet rëndësinë e armëpushimit. Mbështetja e vendosur e NATO-s për popullin afgan dhe forcat e tij të sigurisë do të vazhdojë", qëndon në deklaratë.























