Taxhikistani mbyll papritur shkollat edhe pse nuk raporton raste me COVID
BKT
   Bota

Taxhikistani mbyll papritur shkollat edhe pse nuk raporton raste me COVID

Qeveria e Taxhikistanit ka mbyllur shkollat për dy javë dhe ka anuluar të gjitha ngjarjet sportive, sipas një urdhri të presidentit të vendit, Emomali Rahmon.

Urdhri erdhi papritur sepse Taxhikistani ende nuk ka pranuar ndonjë rast me koronavirus.

Sidoqoftë, ekspertët dyshojnë se ka raste me COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi, dhe ”Human Right Watch” kohët e fundit dënoi mungesën e masave mbrojtëse.

Kohët e fundit Taxhikistani ishte në kryetitujt e gazetave, pasi njerëzit vazhdonin të ndiqnin ndeshjet e futbollit.

Krahas ngjarjeve sportive, teatrot dhe kinematë tani do të mbyllen gjithashtu.

Taxhikistani tashmë ka mbyllur edhe kufijtë.

Disa mijëra qytetarë që kthehen nga jashtë janë urdhëruar të hyjnë në karantinë si masë parandaluese.