Iran, kalohet pragu i 90 000 rasteve të konfirmuara me COVID-19
BKT
   Bota

Iran, kalohet pragu i 90 000 rasteve të konfirmuara me COVID-19

Irani kaloi pragun prej 90 000 të infektuar nga koronavirusi i ri, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot.

“Deri sot në mesditë, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 1 153 të prekur me COVID-19 duke e çuar numrin total të rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri në 90 481”, theksoi  Kianouche Jahanpour, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë.

“Në të njëjtën kohë 60 të vdekur të tjerë janë regjistruar duke e çuar në 5 710 të vdekur bilancin e pandemisë në Iran”, shtoi Jahanpour në një konferencë shtypi.

Bëhet fjalë për numrin më të ulët të të vdekurve të njoftuar nga ministria që prej 10 marsit.