Raab: Britania është në fazë delikate dhe të rrezikshme të epidemisë
Britania e Madhe është në fazë të rrezikshme të epidemisë së koronavirusit dhe nuk do të pajiset me vaksinë deri vitin e ardhshëm, ka deklaruar sot zëvendëskryeministri Dominik Raab.
Raab ka thënë se “nuk është e përgjegjshme” të jepen modalitete me të cilat mund të lehtësohen masat.
Qeveria britanike është nën presion të madh të zbusë masat e ashpra për distancim social për shkak të shqetësimit që i shkaktohet ekonomisë.
Lideri i ri i laburistëve, Ser Kejr Starmer ka ftuar ministrat ”të publikojnë strategji dhe të ndjekin shembullin e vendeve tjera në bisedime të sinqerta me opinionin për atë se si do të dukeshin rregullat e reja”.
Rab ka hedhur poshtë këtë propozim duke thënë: “patjetër të jemi të sigurt se hapat e ardhshëm janë të sigurt për shkak se po veprojmë me shumë vëmendje”.























