09:14 / 27.04.2020
Koreja e Jugut: Kim Jong-un është shëndoshë e mirë
Zyrtarë të Koresë së Jugut bëjnë thirrje për mospërhapje të lajmeve në lidhje me shëndetin e liderit koreano-verior, Kim Jong-un.
Në një takim me dyer të mbyllura gjatë ditës së djeshme, Kim Yeon Chul, ministri përgjegjës i marrëdhënieve mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, u tha zyrtarëve të tjerë se pavarësisht zërave në mediat ndërkombëtare, nuk ka asnjë dyshim në lidhje me aktivitetin e Koresë së Veriut.
Thirrja vjen pasi një sërë mediash publikuan lajmin se Kim Jong-un mund të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore pas një komplikacioni kardiovaskular apo se është izoluar nga frika e koronavirusit.
Të tjera publikuan edhe lajmin e vdekjes së mundshme të tij. “Asnjë nga këto nuk është e vërtetë”, tha Yeon Chul. /a2/























