Turqia dërgon ndihma në Ugandë në mes të pandemisë
BKT
   Bota

Turqia dërgon ndihma në Ugandë në mes të pandemisë

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dërgoi në Ugandë 1000 pako ushqimore, përfshirë miell, fasule dhe sheqer, ekonomia e së cilës është goditur shumë nga shpërthimi i koronavirusit.

Agjencia shtetërore për ndihma e Turqisë sot dërgoi ndihma ushqimore në Ugandë për të ndihmuar vendin e Afrikës Lindore në mes të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agenc.

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dërgoi në Ugandë 1000 pako ushqimore, përfshirë miell, fasule dhe sheqer, ekonomia e së cilës është goditur shumë nga shpërthimi i koronavirusit, sipas një deklarate të TIKA-s.

Ambasadori i Turqisë në Ugandë, Fikret Kerem Alp dhe koordinatori i Ugandas i TIKA-s, Yahya Acun, i dorëzuan ndihmën Mary Karooro Okurut, ministres përgjegjëse për detyrat e përgjithshme, për t'i shpërndarë ato tek njerëzit në nevojë.

Okurut në emër të vendit të saj falënderoi Turqinë për ndihmat.

Pas shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në të paktën 185 vende dhe rajone.