COVID-19, rritet numri i vendeve prej të cilëve ndalohet hyrja në Japoni
Nga e mërkura, pasagjerët nga Rusia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Omani, Katari, Xhibuti, Bjellorusia, Ukraina dhe Peruja, si dhe disa vende të Karaibeve, nuk do të lejohen të hyjnë në Japoni.
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, njoftoi zgjatjen e listës së vendeve për të cilat ndalohet hyrja në vend, në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.
Duke folur në një takim qeveritar, Abe tha që vendimi është marrë si pjesë e kontrollit kufitar të virusit.
Sipas vendimit, nga e mërkura, pasagjerët nga Rusia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Omani, Katari, Xhibuti, Bjellorusia, Ukraina dhe Peruja, si dhe disa vende të Karaibeve, nuk do të lejohen të hyjnë në Japoni.
Aktualisht, në listën vendeve prej ku ndalohet hyrja në Japoni bëjnë pjesë Kina, Koreja e Jugut, SHBA dhe të gjitha vendet evropiane.























