Mattarella: Shkollat do të rihapen vetëm kur të jenë plotësisht të sigurta
Të dashur vajza dhe djem, ju drejtohem në një rrethanë që askush nuk do ta imagjinonte, pasi urgjenca shëndetësore që po përjetojmë ka shqetësuar jetët tona në vetëm disa javë, deklaroi presidenti italian Sergio Mattarella në një mesazh televiziv.
”Edhe jeta juaj ka ndryshuar papritur. Shkollat në të gjithë vendin janë mbyllur dhe do të qëndrojnë të tilla derisa rreziku të jetë eleminuar. Nuk do të jetë e mundur t’i rihapim ato pa qenë të sigurtë”, shtoi presidenti.
”Po përballemi me një ngjarje të jashtëzakonshme që prek jetën e më shumë se tetë milionë vajzave dhe djemve italianë dhe qindra milionë studentëve në të gjithë botën”, shtoi ai.
”Po përjetojmë diçka të jashtëzakonshme që nuk ka ndodhur kurrë më parë, në historinë e arsimit. Një ngjarje dramatike, që mund t’i përcaktojmë si epokale. Shkollat e mbyllura janë një plagë për të gjithë”, theksoi ai./atsh/























