21:03 / 27.04.2020
FRANCË – Pëson rritje numri i të vdekurve, 437 shtesë në 24 orët e fundit
Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar në total vdekjen e 23 229 personave në Francë, që nga fillimi i marsit.
Numri i vdekjeve në 24 orët e fundit, + 437, tregon një rritje pas disa ditësh rënie të rregullt, sipas vlerësimit të përditësuar sot nga Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë.
Nga epidemia, kanë vdekur 14 497 (+ 295) pacientë në spitale dhe 8 796 (+ 142) në azilet e pleqve dhe institucionet e tjera mjeko-sociale./atsh/























