Nju Jorku njofton zgjatjen e kufizimeve përtej 15 majit
Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, njoftoi sot se do të zgjasë masën e qëndrimit në shtëpi në disa pjesë të shtetit përtej 15 majit, por do të lejojë që rajone të tjera të rihapen më 15 maj, njofton ”The Guardian”.
“Unë do t’i zgjeroj masat e kufizimit edhe në shumë pjesë të shtetit, por në disa pjesë të shtetit, në disa rajone, ju mund të mendoni se duhet të shkëputemi më 15 maj, por ju duhet të tregoheni të zgjuar për këtë… nuk është njësoj si me një çelës drite”, tha Cuomo në konferencën e tij të përditshme.
“Nëse nuk tregoheni të zgjuar, do të shihni që shkalla e infeksionit të shkojë përsëri në vendin ku ishte, pikërisht aty ku ishim 58 ditë më parë”, paralajmëroi ai kolegët e tij, duke u kërkuar që të mbikëqyrin rihapjen në javët e ardhshme./atsh/























