BRITANI E MADHE -360 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit
BKT
   Bota

BRITANI E MADHE -360 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Britani e Madhe regjistroi sot 360 vdekje të reja nga koronavirusi i ri në spitale, në 24 orët e fundit.

“Ky është numri më i ulët që prej muaji mars”, tha ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.

“Britania e Madhe është një nga vendet më të prekura nga pandemia e COVID-19 në Europë”, shtoi ai në një konferencë për shtyp.

Në total, COVID-19 ka shkaktuar vdekjen e 21 092 pacientëve në Britanine e Madhe, vlerësim i cili nuk përfshin azilet e pleqve.

Numri i rasteve të konfirmuara zyrtarisht tani ka arritur në 157 149 persona (+4 310)./atsh/