Turqia kap të dyshuarin që dorëzoi automjetin e pajisur me bombë në Siri
Sot gjatë ditës, ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se të paktën 40 civilë, përfshirë 11 fëmijë, u vranë në sulmin terrorist të YPG/PKK-së në veriperëndim të Sirisë, një rajon afër kufirit të Turqisë.
Forcat e sigurisë në jug të Turqisë kanë kapur një anëtar të dyshuar të YPG/PKK-së terroriste, i cili dyshohet se dorëzoi automjetin e mbushur me bomba që ishte vendosur për të shpërthyer në veriperëndim të Sirisë, transmeton Anadolu Agency.
Arrestimin e të dyshuarit e konfirmoi governatorati i provincës turke Hatay, që kufizohet me Sirinë.
Sot gjatë ditës, ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se të paktën 40 civilë, përfshirë 11 fëmijë, u vranë në sulmin terrorist të YPG/PKK-së në veriperëndim të Sirisë, një rajon afër kufirit të Turqisë.
Të paktën 47 të tjerë po ashtu u plagosën në sulmin në qendrën e qytetit Afrin. Sulmi u krye duke përdorur një cisternë karburanti të montuar me bombë.
Ministria turke tha se të plagosurit do të trajtohen në spitalet e provincës siriane Afrin dhe të provincës turke Hatay.
Në janar të vitit 2019, Turqia nisi operacionin e madh ushtarak "Dega e Ullirit" për të pastruar Afrinin nga elementet terroriste të YPG/PKK-së dhe në muajin mars të atij viti e çliroi Afrinin.
Që nga viti 2016, Turqia ka nisur tre operacione të suksesshme kundërterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori dhe për të mundësuar zgjidhjen paqësore të vendasve, gjegjësisht operacionin "Mburoja e Eufratit" në vitin 2016, "Dega e Ullirit" në vitin 2018 dhe "Burimi i Paqes" në vitin 2019.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE) ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.























